2 

Prishtinë 22.mars 2016 Në kuadër të projektit “Fuqizimi i sundimit të Ligjit – Promovimi i të drejtave të punëtorëve”, Qendra për Politika dhe Avokim ka  takuar përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve, punëdhënësit  dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale, respektivisht Inspektoratin e Punës, me të cilët ka diskutuar për zbatimin e të drejtave të punëtorëve, përfaqësimin e tyre sindikal si dhe funksionimin e dialogut social.

Temë bosht e takimit me sindikalistët e BSPK-së, SBASHK-ut dhe FSSHK-së ishte roli dhe funksionimi i sindikatave në mbrojtje të punëtorëve, zbatimi i Kontratës Kolektive, dialogu social si dhe përfshirja e sindikatave në hartimin e legjislacionit të punës, duke përfshirë plotësim/ndryshimin e Ligjit të Punës.

Ndërsa gjatë takimit me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj Amerikane si punëdhënëse, hulumtuesit e QPA – së janë interesuar për përfshirjen e tyre në ndryshim/plotësimin e Ligjit të Punës, për funksionimin e dialogut social dhe zbatimin e Kontratës Kolektive nga sektori privat.

Ndërkaq në vazhdën e bashkëpunimit me Inspektoratin e Punës, Qendra për Politika dhe Avokim dhe Inspektorati janë pajtuar që tash e tutje ekipi i QPA-së të merr pjesë në inspektimet që u bëhen punëdhënësve për të monitoruar zbatimin e të drejtave të punëtorëve. Përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës e kanë njoftuar QPA-në që kanë bërë kërkesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve dhe në Administratën Tatimore të Kosovës që t’u lejohet qasja në listën e bizneseve të cilat kanë të punësuar të paktën 5 punëtorë, në mënyrë që të zgjerojnë edhe më shumë inspektimet e tyre.

Projekti i QPA-së “Fuqizimi i sundimit të Ligjit – Promovimi i të drejtave të punëtorëve” ka nisur këtë fillimvit dhe financohet nga OLOF Palme International Center.

5           41           3