Prishtine 06.12.2016 Në kuadër të projektit ‘Fuqizimi i Sundimit të Ligjit-Promovimi i të Drejtave të Punëtorëve’ përkrahur nga Olof Palme International Center (OPIC), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) ka prezantuar një hulumtim lidhur me shkeljet e ligjit të punës. Në tryezë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të disa sindikatave të Kosovës, u theksua se të gjeturat kryesore të hulumtimit janë që shumica e punëtorëve punojnë pa kontrata pune ose me kontrata me afat të kufizuar, ka problem me largimin e punëtorëve nga puna, sigurinë në vendin e punës, moskompenzimin e orëve shtesë, pushimin vjetor, mjekësor dhe atë të lehonisë.