“Dita botërore e punës së denjë”

Prishtinë, 08.10.2018 Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) në bahkëpunim me Bashkimin e Sindikatave tëPavarura të Kosovës, në kuader të projektit ‘Fuqizimi i sundimit të ligjit, promovimi i të drejtave të punëtorëve’ mbajti tryezë të rrumbullakët ku temë diskutimi ishte “Dita botërore e punës së denjë”.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqesues nga Sindikata gjegjësishtë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Inspektorati i punës, përfaqesues nga Oda Ekonomike e Kosovës, Shoqëria civile etj.
Një ndër problemet kryesore me të cilat sfidoen punëtorët është shkelja e kontratës së punës, pushimet (javore dhe vjetore, tejkalim I orarit të punës dhe mos kompensimi I orëve shtesë, mungesa e Ligjit për sigurime shendetësore, abuzimi me pagen minimale si dhe mos respektimi i kontrates së përgjitshme kolektive.
Nga të pranishmit, kryesishtë nga sindikatat u kërkua që trupa ekzekutive e Inspektoratit të punës të jetë e pavarur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me qëllim që të jetë me efikase dhe e pavarur në ushtimin e detyrave të tyre.
QPA kërkon mobilizimin e sindikatave, Inspektoratit të Punës dhe të gjithë aktereve relevant që dukuria e shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe mosofrimit të një pune të dinjitetshme të jetë sa më e vogël.

 

By | 2018-10-12T11:08:32+00:00 October 12th, 2018|Aktivitete, Ballina, Ballina-Header|0 Comments