Gjetje nga monitorimi i Inspektoratit të Punës

Nga janari deri në prill të këtij viti janë inspektuar 3297 punëdhënës /e dhe 13558 punëmarrës/e, 482 punëtorë/e janë evidentuar pa kontartë punë dhe 7 punëtorë/e duke punuar jashtë orarit të rregullt të punës.  

Lidhur me sigurinë në vendin e punës janë  konstatuar 50 raste me rrezikshmëri në vëndin e punës  si dhe në 157 raste mungesë  e pajisjeve përsonale të sigurisë;  është raportuar për 41 aksidente, 6 me fatalitet dhe 35 me lëndime të rënda trupore.

Janë shqiptuar 79 gjoba, 538 vërejtje dhe 71 vendime në shkallë të dytë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit ‘Sundimi i ligjit-promovimi i të drejtave të punëtorëve’ që implementohet nga Qendra për Politika dhe Avokim, financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.

  

By | 2018-06-20T08:30:13+00:00 June 20th, 2018|Aktivitete, Ballina-Header|0 Comments