Konferencë:Sfidat e sigurisë dhe shëndetit në punë

Konferenca “Sfidat e sigurisë dhe shëndetit në punë” mblodhi anëtaret/et e Këshillit Nacional për siguri dhe shëndet në punë, përfaqësuesit institucional, përfaqësuesit nga sindikatat dhe shoqëria civile dhe media.

Zv. Ministri njëherit edhe Kryetari i Këshillit për siguri dhe shëndet në punë z. Çerkin Dukolli përmendi të arriturat dhe sfidat e Këshillit dhe ministrisë në zbatimin e ligjit për siguri dhe shëndet në punë. Për vitin 2018, z. Dukolli përmendi vizitat e këshillit në KEK, QKUK dhe SHARR-CEM si dhe planin 2 (dy) vjeçar të punës për periudhën 2019-2020 si të arriturat kryesore.

Kryeinspektori z. Basri Ibrahimi, vlerësoi punën e Inspektoratit të Punës në liçensimin e 6 subjekteve juridike për trajnimin e subjekteve afariste në sektorin e sigurisë dhe shëndetit në punë. Z. Ibrahimi gjithashtu theksoi nevojen e inspektoratit për të ngritur kapacitetet e saj dhe ngritjen e vetëdijës së punëdhënësve dhe punëmarrësve ne këtë sektor.

Të dhënat e hulumtimit të QPA dhe PEN – Peer Educators Network tregojnë që përgjatë vitit 2018 ka pasur 104 aksidente në vendin e punës si dhe 24 vdekje (2 prej tyre janë vdekje natyrore). Hulumtimi do të publikohet përgjatë vitit 2019 si pjese e iniciativës rajonale “Drejt përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në punë në Ballkanin Perendimor – Ngritja e vetëdijes” me vendet e Shqipërisë, Sërbisë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Konferenca u financuar nga Olof Palme International Centre dhe u mbështet nga Qeveria Suedeze.

By | 2019-06-07T10:32:31+00:00 June 7th, 2019|Aktivitete, Ballina-Header|0 Comments