Punëtori ‘Hartimi i draftit fillestar të koncept dokumentit për avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizuan punëtori tre ditore. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte hartimi i draftit fillestar të koncept dokumentit për avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ky koncept document do t’u paraprijë plotësim/ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Pjesë e grupit punuës, përvec përfaqësuesve të Qeverisë(Ministrisë së Punës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Zyrës së Kryeministrit) ishin edhe Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar(PEN), Instituti Demokraci për Zhvillim(D4D), Iniciativa Kosovare për Stabilitet(IKS), Sindikata e Policisë së Kosovës(SPK) dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës(FSSHK).

Ky aktivitet është financuar nga Olof Palme International Center (OPIC)

By | 2019-06-07T10:40:42+00:00 June 7th, 2019|Aktivitete, Ballina-Header|0 Comments