Sesion trajnues me Sindikatën e Policisë së Kosovës-dega në Gjilan për dialog social

Gjilan, 23 mars. Në kuadër të projektit ‘Fuqizimi i sundimit të ligjit/promovimi i të drejtave të punëtorëve’ filluan sesionet trajnuese për dialogun social. Sesioni i parë u organizua në bashkëpunim me Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Rrjetin e të Rinjëve Bashkëmoshatar – PEN për përfaqësueset/it e Sindikatës së Policisë së Kosovës të rajonit të Gjilanit.

Në këtë sesion, u diskutua për organizimin dhe funsionimin e dialogut social dy palesh dhe tre palesh. Fokus i veçantë i trajnimit ishte edhe përfshirja e grave në dialog social. Sesione të tilla trajnuese do të organizohen edhe në degë tjera të sindikatës së policisë. 

Ky aktivitet është pjesë e projektit ‘Fuqizimi i sundimit të ligjit/promovimi i të drejtave të punëtorëve’   që implementohet nga Qendra per Politika dhe Avokim(QPA), financohet nga International Center Olof Palme dhe mbështetet nga qeveria Suedeze

By | 2019-03-25T12:36:35+00:00 March 25th, 2019|Aktivitete, Ballina, Ballina-Header|0 Comments