Takime ndermjet homologeve nga Shqiperia dhe Kosova- Siguria dhe Shendeti ne Pune

Tirane, 20.09.2018. Qendra per Politika dhe Avokim(QPA) dhe Rrjeti Edukatoreve Bashkemoshatar (PEN) ne bashkepunim me organizaten partnere nga Shqiperia – Qendra per te Drejtat ne Pune (CLR), kane aranzhuar takime ndermjet homologeve nga Shqiperia dhe Kosova.
Nga Kosova pjesemarres ne takim ishin Zv. Ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale i cili eshte dhe Kryesues i Keshillit Nacional per Sigurine dhe Shendetin ne Pune z.Cerkin Dukolli dhe Kryeinspektori i Punes z.Basri Ibrahimi; ndersa nga Shqiperia Zv. Ministrja e Ekonomise dhe Financave zn. Dajna Sorenssen dhe Kryeinspektori i Punes z.Arben Seferi.

Teme diskutimi e takimeve ishte shkembimi i pervojave dhe rekomandimeve ne lidhje me Kushtet e Punes dhe Siguria dhe Shendeti ne Punes.

Ky aktivitet eshte pjese e projektit regjional ‘Siguria dhe Shendeti ne Pune’ i cili financohet nga Olof Palme International Center.

By | 2018-10-12T11:18:20+00:00 October 12th, 2018|Aktivitete, Ballina, Ballina-Header|0 Comments