Tryezë

Prishtinë, 20 maj. Qendra për Politika dhe Avokim-QPA mbajti tryezë të rrumbullakët më përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale, Zyrës së Kryeministrit, Organizatave jo qeveritare dhe Sindikatave. Në tryezë u diskutuan dy opsione lidhur me përmirësimin e kushteve të punës nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë: 
Në opsionin e parë është rekomanduar : Përmrësimi i zbatimt dhe ekzekutimit të legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në punë pa ndryshime ligjore, duke ngritur kapacitetet profesionale dhe numerike të Inpsktoratit të Punës(IP), profilizimit të inspektorëve, rritjës së transparencës dhe llogaridhënjës, krijimi i një njësie/zyre në MPMS ku do të bëhëj vlerësimi i punës dhe përformancës së IP dhe fuksionalizimit të Qendrave/Instituteve të mjekësisë së punës;
Ndërsa në opsionin e dytë është rekomanduar: Ndryshimi i legjislacionit-hartimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-161 për sigurinë dhe shëndetit në punë. MPMS ka identifikuar disa zbrazëti në ligjin aktual siç është: mosdefinimi i përgjegjësisë së punëdhënësit, paqartësit terminologjike, mungesa e klasifikimit të aksidentëve në punë, mungesa e mbikqyrjes shëndetësore , mungesa e evidentimit të sëmundjëve profesionale etj.
Të dy opsionet e rekomanduara do të diskutohen me aktorë të tjerë si dhe të njëjtat do t’i dergohën Ministrit të Punës dhe Mirëqeniës Sociale.

Ky aktivitet është pjesë e projektit ‘Fuqizimi i sundimit të ligjit-promovimi i të drejtave të punetorëve’ që financohet nga Olof Palme International Center dhe mbështetet nga Ambasada Suedeze.

By | 2019-06-07T10:30:27+00:00 June 7th, 2019|Aktivitete, Ballina-Header|0 Comments