Tryeze ‘Dhuna/ngacmimi ne vendin e punes’

Prishtine, 10 tetor. Qendra per Politika dhe Avokim(QPA), Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosoves (BSPK)dhe Peer Educators Network (PEN) organizuan tryeze per ‘Dhunen dhe Ngacmimin ne vendin e Punes’. BSPK është kontaktuar nga ILO me një dokument për të kërkuar rekomandimet e partnerëve social në Kosovë rreth përkufizimit dhe instrumenteve konkrete për parandalimin e dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës. Pasiqe, instrumentet aktuale të ILO-s që i referohen dhunës osengacmimit nuk përcaktojnë se çfarë nënkupton dhuna dhe ngacmimi në vendin e punës dhe nuk ka hapa konkret që qeveritë, punëdhënësit dhe organizatat e punëtorëve duhet të ndërmarrin për të parandaluar dhunën dhe ngacmimet në vendin e punës.
Ne kete tryeze poashtu me rastin e 10 vjetorit te ‘Dites nderkombetare te punes se denje’, u diskutua per mungesen e respektimit te legjislacionit te punes dhe shkeljeve te te drejtave te punetoreve.

 

By | 2018-04-23T11:59:31+00:00 April 23rd, 2018|Aktivitete, Ballina, Ballina-Header|0 Comments