Vizite me Keshillin Nacional per Sigurine dhe Shendetin ne Pune(KNSSHP) ne Obiliq

Obiliq, 24.09.2018. Takim me Keshillin Nacional per Sigurine dhe Shendetin ne Pune(KNSSHP) dhe menaxhmentin e Korporates Energjetike te Kosoves (KEK). Ne kete takim menaxhmenti i KEK-ut informoi KNSSHP-se per masat e sigurise qe aplikohen ne sektoret energjetik. Sipas tyre KEK-u ka hartuar rregulloren per sigurine, shendetin dhe mjedisin ne pune qe nga viti 2014, rregulloren per aftesim per pune te sigurte si dhe rregulloren per pajisje mbrojtese ne pune. Pervec ketyre, KEK-u te punesuarve u ofron module te trajnimeve per pune specifike, te cilat paraqesin rrezik per sigurine dhe shendetin e te punesuareve. Poashtu, brenda KEK-ut eshte themeluar dhe Komiteti per Siguri dhe Emergjenca.
Sipas perfaqesuesve te KEK-ut, ndermarrja e ketyre masave ka ulur numrin e vdekjeve dhe lendimeve ne vendin e punes Gjate periudhes 2004-2016 jane lenduar 1600 te punesuar, ndersa ne vitin 2017 lendime kane pesuar 19 te punesuar.

Pervec, takimeve me menaxhmentin e KEK-ut, eshte vizituar dhe termocentrali Kosova A dhe miniera e cila ndoshet ne jug perendim te Sibovcit.

By | 2018-10-12T11:13:28+00:00 October 12th, 2018|Aktivitete, Ballina, Ballina-Header|0 Comments