Nga qpaks

THIRRJE PËR PRAKTIKANTË/E NË INSPEKTORATIN E PUNËS

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), shpallë thirrje të hapur për aplikim për pozitën praktikant/e me pagesë në Inspektoratin e Punës. QPA është në kërkim të praktikantëve/eve të cilët janë në vitin e fundit në nivelin Bachelor ose janë student/e në nivelin Master, dhe që janë të motivuar të asistojnë në punën e Inspektoratit të Punës.

Programi i praktikës zhvillohet në kuadër të projektit “Përtej punësimit” që realizohet nga QPA përmes HumanRightivism që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund.

Kohëzgjatja e praktikës: 3 (tre) muaj

Afati i fundit për aplikim: 31 Korrik, 2022

Numri i praktikantëve/eve: 2

Adresa: Prishtinë

Detyrat Kryesore

  • Mbajtja e dosjeve, organizim i dokumenteve, fotokopjim, skenim;
  • Ndihmon në përgatitjen e materialeve të procedurave inspektuese;
  • Të asistojë në detyrat e tjera sipas nevojës së Inspektoratit të Punës;
  • Të raportoj tek QPA në baza mujore.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Shkathtësi ndërpersonale;
  • Shkathtësi të mira organizative;
  • Shkathtësi të mira në komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të jetë në gjendje të punojë i/e pavarur dhe t’i menaxhoj detyrat në mënyrë proaktive;
  • Gatishmëri për të përvetësuar njohuri të reja dhe të qenurit fleksibil;
  • Të jetë efikas në programet e MS Office.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • CV
  • Letër Motivimi

 

QPA, inkurajon të gjithë kandidatët/et e interesuar/a dhe të cilët/at i plotësojnë kushtet e kërkuara, të aplikojnë në email adresën: [email protected] me titull: Inspektorati i Punës, Praktikë.

Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listë të ngushtë do të kontaktohen për intervistë përmes email-it.

 

Artikuj Te Ngjashem

Video Storie

Video Storie

Video storia pasqyron disa raste suksesi te kompanive private te cilat ofrojne kushte te pershtatshme te sigurise dhe shendetit ne pune per punetoret e tyre….

Stay Up to Date With The Latest News & Updates

Access Premium Content

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque

Join Our Newsletter

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque

Follow Us

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque