Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) është themeluar në korrik të vitit 2008 si organizatë joqeveritare, pa përfitime, politikisht e paanshme. QPA synon të rrisë dhe promovojë një qytetari aktive: pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike.

QPA po ashtu synon të ndikojë te strukturat vendimmarrëse përmes lobimit dhe avokimit, të ngrisë çështje që janë në interes të qytetarëve dhe t’i përfshijë në agjendat qeveritare. QPA do të punojë në rritjen e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënien e zyrtarëve politikë dhe publik karshi qytetarëve, duke ngritur çështje me rëndësi dhe që janë në interes të publikut.

Për të arritur qëllimet e saj, QPA do të ndërmarrë aktivitete si në vijim:

  • Fushata avokimi dhe mediave;
  • Të organizojë konferenca, debate, tryeza;
  • Të hartojë raporte dhe rekomandime për politika publike;
  • Trajnime, konsulenca në fushat e politikave publike;
  • Mbështesë dhe të jetë pjesë e iniciativave të shoqërisë civile.