Heshtja Ndaj Rreziqeve ne Pune

Nga QPA

April 15, 2020

Sipas Ligjit të Punës, “risku nënkupton mundësinë që të punësuarit t’i shkaktohet plagë, sëmundje ose probleme shëndetësore të menjëhershme apo të mëvonshme, si rezultat i ekspozimit në ambientin e punës ku paraqiten elemente të dëmshme kimike, fizike dhe biologjike, mjeteve të punës dhe makinerive pa pajisje mbrojtëse dhe të pasigurta për përdorim, mënyrës së gabuar të përdorimit të mjeteve të punës dhe makinerive si dhe mënyrës së gabuar të organizimit të punës”.

Mirëpo, praktika në Kosovë tregon se  zbatimi i këtij ligji dhe parandalimi i riskut në punë, përbën sfidë të veçantë dhe mjaft serioze.

Kuptohet, kur përmendet rreziku në punë, asociacioni i parë është ndërtimtaria dhe rreziqet për lëndime të rënda fizike apo edhe humbje jete në punë.

Meqë në shkalla e aksidenteve dhe e fataliteteve në vende të punës në Kosovë, është dukshëm më e lartë se në Bashkim Evropian, aksidentet në këtë sektor janë në fokus të shumicës së hulumtimeve, por edhe inspektimeve.

Rreziku përtej aksidenteve

 “Gjatë vitit 2018, nga vizitat në terren, Inspektorati i Punës ka obliguar në 315 raste që të bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës. Në 61 raste të inspektimeve ka obliguar punëdhënësit që t’iu mbajnë trajnime punëtorëve për sigurinë në vendin e punës, në 13 raste punëdhënësit janë obliguar të caktojnë referente për siguri në punë, ndërsa në 439 raste punëdhënësit janë obliguar që të pajisin punëtorët me pajisje personale mbrojtëse”, thuhet në raportin “Siguria në punë, mbrojtja e shëndetit dhe ambientit të punës”.

Ajo që nuk evidentohet në raporte dhe hulumtime është rreziku që i nënshtrohen punëtorët për shkak të punës në ambient shumë stresues, punës me makineri të zhurmshme ose me vibracion, pajisje të vjetërsuara, ose punës ku rrezikohet jeta e shëndeti i punëtorëve.

Edhe më herët ka pasur shkrime se si policët dhe zjarrfikësit nuk janë të mbuluar si duhet nga skemat e sigurimeve dhe sidomos shërbimi i zjarrfikësve, ku ka probleme të definohen kompetencat e komunave e qeverisë dhe shumë brigada operojnë me pajisje të vjetërsuara, është posaçërisht në telashe.

Rrezik të madh përtej aksidenteve dhe lëndimeve mekanike, paraqet edhe puna në ambiente ku ka ndotje të madhe industriale, madje për miniera dhe termocentrale, dihet që operohet në ambiente të ndotura nga substanca që shkaktojnë edhe sëmundje kronike.

Të huajt dhe vendorët

Hulumtimi në terren nxjerr një të dhënë tjetër mjaft shqetësuese. Kompanitë e huaja që operojnë në Kosovë, i kushtojnë rëndësi shumë më të madhe riskut dhe sigurisë në punë, sesa kompanitë vendore.

Vetëdijesimi i  bizneseve ndërkombëtare, që fillimisht tu sigurojnë punëtorëve ambient të sigurt për punë dhe më pas edhe të sigurohen për vete se operojnë sipas dispozitave ligjore, është tregues për dallime themelore në kushte të punës, por edhe në mentalitet të biznesit.

Autoritetet gati që “dorëzohen” duke thënë se nuk kanë numër të mjaftueshëm të inspektorëve dhe ministria përkatëse tashmë ka bërë licencimin e disa kompanive private që bëjnë pikërisht vlerësimin e riskut në vend të punës dhe këshillojnë bizneset si të shmangin rreziqet për punëtorët.

Konsultimi me këto kompani dhe shtimi i numrit të inspektorëve, diçka që është premtuar nga krerët e kabinetit të ri qeveritar, duket se janë dy nga zgjidhjet e mundshme për një situatë, që është më serioze, sesa që e tregojnë statistikat.

Nëse nisemi nga parimi se “të parandalosh është më mirë se të shërosh”, duhet pikërisht t’i japim rëndësi inspektimeve më të shpeshta dhe kontrollimeve sistematike të gjendjes në vendet e punës.

Risku në punë është një nga shumë segmentet për të cilin mund të thuhet se Kosova i ka ligjet e mira, por ka telashe me zbatimin e tyre.

Sidoqoftë, kur kemi të bëjmë me shëndetin e njerëzve dhe ekspozimin e punëtorëve ndaj substancave të rrezikshme, apo operimin me pajisje të rrezikshme, rreziku paraqitet në formë shumë konkrete dhe pasojat për punëtorët janë drastike, kurse për ekonominë e vendit mund të jenë pengesë e madhe për zhvillim.

 

“Ky editorial është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendres për Politika dhe Avokim dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qendrim i Bashkimit Europian ose BIRN-it dhe AGK- së”

Artikuj Te Ngjashem

THIRRJE PUBLIKE PËR PRAKTIKANTË/E NË INSPEKTORATIN E PUNËS

THIRRJE PUBLIKE PËR PRAKTIKANTË/E NË INSPEKTORATIN E PUNËS

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA), shpall thirrje të hapur për aplikim për pozitën praktikant/e me pagesë të angazhuar në Inspektoratin e Punës. QPA është në kërkim të një praktikanti/eje i/e cili/a është në vitin e fundit në nivelin Bachelor ose student/e në...

THIRRJE E HAPUR PËR INDIVID/KOMPANI TË INTERESUAR/A

THIRRJE E HAPUR PËR INDIVID/KOMPANI TË INTERESUAR/A

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) në mars të vitit 2022 ka filluar implementimin e projektit “Përtej  punësimit” përmes HumanRightivism që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund - CDF. Objektivi kyç i projektit është të...

Stay Up to Date With The Latest News & Updates

Access Premium Content

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque

Join Our Newsletter

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque

Follow Us

Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque