Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) në mars të vitit 2022 ka filluar implementimin e projektit “Përtej punësimit” përmes HumanRightivism që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund – CDF.
Objektivi kyç i projektit është të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) si institucioni kryesor politikëbërës në fushën e punës.
Në drejtim të realizimit të këtij objektivi, QPA ndër të tjera do të zhvillojë një bazë të të dhënave për MFPT, për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përmes kësaj QPA synon:
- Përmirësimin e procesit të punës brenda MFPT, duke ruajtur dhe shpalosur informacione për secilin person fizik të certifikuar apo kompani të licencuar në përputhje me Rregulloren 01/2021 për kualifikimin e personave përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë, licencimin e kompanive të shërbimeve dhe trajnimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Prandaj, për të arritur këtë QPA kërkon të kontraktojë një individ/kompani.
Detyrat dhe përgjegjësitë e individit/kompanisë
- Zhvillimi i një baze të të dhënave lehtësisht të qasshme, tërheqës nga ana vizuale, si dhe me funksion të shpejtë;
- Krijimi i një baze të të dhënave dinamike, të sigurt për përdoruesit e MFPT, e lehtë për t’u mirëmbajtur dhe për të rikuperuar informacionin;
- Baza e të dhënave duhet të jetë e qasshme në gjuhen shqipe;
- Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës.
Mirëmbajtja e bazës së të dhënave
Aktivitetet e mirëmbajtjes përfshijnë:
- Vazhdimisht të përfshihen përmirësime funksionale për të rritur performancën e bazës së të dhënave;
- Periodikisht të rritet siguria e bazës së të dhënave;
- Mbështetje të shpejtë kundër çdo defekti në dizajn ose zhvillim dhe rregullim i menjëhershëm i problemeve që mund të shfaqen gjatë operimit;
Të tjera:
- Kompania do të trajnojë stafin përkatës të MFPT për të zotëruar teknikisht përdorimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave.
Dokumentacioni i kërkuar
Palët e interesuara ftohen të paraqesin dokumentet e më poshtme në email adresën [email protected] deri me datën 30 tetor 2022, ora 23:59.
Shprehja e interesit
Aplikimet duhet të kenë:
- Portfolio të punëve relevante të mëhershme;
- Propozim teknik që duhet të përfshijë:
- Një strategji përmbajtësore për zhvillimin e bazës së të dhënave;
- Koncepti dhe metodologjia e bazës së të dhënave;
- Plani i punës duke përfshirë pikat kyçe dhe afatet kohore të aktiviteteve kryesore;
- Personeli i ndërmarrjes;
- Propozimi financiar për realizimin e aktivitetit.
Pagesa
Pagesa do të bëhet në dy (2) këste bazuar në punën e përfunduar. Kësti i parë do të përfshijë 40% të vlerës totale të kontratës dhe do të paguhet në formë të paradhënies, kësti i dytë do të paguhet pas lansimit të bazës së të dhënave.
Dispozita të tjera
- Baza e të dhënave do të jetë në pronësi të MFPT dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të saj;
- Kompania duhet të sigurojë se informacionet dhe materialet nga MFPT do të trajtohen me konfidencialitet dhe se nuk do të gjejnë zbatim ose ndahen me ndonjë palë të jashtme. Në të kundërtën kompania mbanë përgjegjësi;
- Ndryshimet në përmbajtje të bazës së të dhënave nuk do të bëhen pa lejen paraprake të MFPT;
- MFPT do të caktojë një person kontakti i cili do të dorëzojë kërkesat për punën tek kompania me anë të email-it;
- Gjithashtu, kompania përkatëse duhet të caktojë një person kontakti i cili do jetë përgjegjës për komunikimin me MFPT si dhe me QPA-në.
Recent Comments